Albdrilling

“ALBDRILLING sh.a, është themeluar në Nëntor të vitit 2014 dhe që atëherë është angazhuar kryesisht në shpimin e puseve horizontale në rezervatet e karbonatit. Ne konsiderojmë të jemi lider në fushën tonë pasi së bashku me teknologjinë tonë inovative, kemi trashëguar përvojën e dy kompanive të njohura të shpimit që operojnë në Shqipëri, si HIDROTEK-KO Sh.pk dhe ALBPETROL. Ne punojmë shumë për tu ofruar kompanive kombëtare dhe ndërkombëtare të naftës dhe gazit shërbime të cilësisë së lartë në një mjedis të sigurt me teknikat tona më të mira dhe me kosto efektive. Ne jemi krenar që kemi në stafin tonë gjeologët, gjeofizikët, fizikantët, inxhinierët dhe kimistët më të mirë në industrinë e naftës dhe gazit, të cilët me njohuritë dhe përvojën e tyre japin rezultate të shkëlqyera.”

Fondacioni Cukaj

“Fondacioni Cukaj është një fondacion jofitimprurës që shpreson në një të ardhme më të mire duke rritur nivelin e arsimit dhe duke ndihmuar komunitet dhe njerëzit në nevojë. Si objektiv kryesor i tyre është ulja e varfërisë, ky fondacion ka dhuruar mijëra dollarë në përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve në nevojë në Republikën e Shqipërisë. Ky fondacion u jep familjeve në nevojë, duke përfshirë ata që janë në varfëri, si dhe familjet me anëtarë të plagosur ose të sëmurë që nuk kanë mundur të marrin ndihmë nga qeveria. Për më tepër, ne, në fondacionin Cukaj besojmë se një edukim i mirë është çelësi i duhur për të siguruar një të ardhme më të mirë. Duke pasur parasysh këtë, ne ndihmojmë fëmijët që kanë mungesë të mundësive për t’u arsimuar në mënyrë që ata kur te mbarojnë të mund të kujdesen për veten dhe familjen e tyre. Në këtë mënyrë ne ndihmojmë për një të ardhme më të mirë dhe rrjedhimisht në rritjen e standardit të jetesës.”

BOLV

“Bolv -Oil sh.a është themeluar në Janar të vitit 2003 nga themeluesi dhe CEO i Grupit Bolv, Z. Cukaj. Bolv-Oil sot përfaqëson një nga kompanitë kryesore të grupit dhe për shkak të popullaritetit të saj grupi ka trashëguar emrin e saj. Që nga krijimi i saj, kompania ka qenë shumë e suksesshme duke ofruar shërbime me cilësi të lartë, veçanërisht në transportin e naftës dhe benzinës. Bolv-Oil sh.a ka menaxhuar e vetme transportin e naftës dhe benzinës në vëllim të lartë, duke arritur në 3 milion ton në vit. Është e rëndësishme të përmendim se kompania zotëron mbi 100 kamionë me kapacitet të ndryshëm prej 2 m3 në 40 m3, që mundësojnë transport në sasi të mëdha të naftës së papërpunuar si dhe të produkteve të rafinuara dhe ne po punojmë për rritjen e këtij numri në vitet e ardhshme.Ne jemi krenar të njoftojmë se kompania jonë është aktualisht partneri kryesor në transportin kombëtar dhe ndërkombëtar, i kompanive që operojnë në fushën e nxjerrjes dhe rafinimit të naftës në Shqipëri.”