LIMITLESS
Bolv Group u themelua në Janar të vitit 2003 nga Z. Behar Cukaj. Historia e Grupit filloi me krijimin e kompanise Olsi sh.p.k, në vitin 1992 me fokus shitjen e produkteve të naftës dhe krijimit të një sere karburantesh që ofronin këtë shërbim. Nën drejtimin e Z. Cukaj, kompania arriti një sukses të madh në fushën e saj. Frymëzuar nga arritjet dhe suksesi i Olsi sh.pk, lindi nevoja për të zgjeruar biznesin dhe për të krijuar një kompani të re me një fushë më të gjerë të aktivitetit në tregun e hidrokarbureve dhe që njëkohësisht do të përfshinte pjesë të aktivitetit të “OLSI sh.pk”. Në këtë kohë u krijua Bolv-Oil sh.a. që u konsiderua si kompania mëmë e Olsi sh.pk, dhe kompania nga i cili mori emrin edhe grupi. Bolv-oil sh.a vazhdoi aktivitetin e saj në sektorin e shitjes me pakicë dhe u zgjerua në importin-eksportin, tregtimin me shumicë të karburanteve dhe lëndëve djegëse, transportin e të gjitha llojeve të hidrokarbureve etj. Për të zgjeruar më shumë ndikimin e saj në këtë fushë, si import-eksporti i të gjitha produkteve hidrokarbure të lëngëta, në Nëntor 2011, Bolv Group vendosi të shtrijë pronësinë e saj duke blerë 100% të aksioneve të Terminalit PORTO ROMANO OIL Sh.a i cili ndodhet në Porto Romano Durrës. Grupi u rrit sërish në shkurt të vitit 2014, kur u krijua një kompani e katërt, AlBDRILLING sh.a, e cila u bashkua me grupin që operon në industrinë e naftës dhe gazit. Për më tepër, në lidhje me zgjerimin e saj, në janar 2017 Grupi BOLV bleu 100% të aksioneve të Autovizion sh.a që është shitësi zyrtar i markës IVECO, për makina të reja dhe tregtari zyrtar për Lubrifikantët Petronas për Shqipërinë. Në shkurt 2018, një kompani tjetër e quajtur SIMMONS EDECO bëhet pjesë e Bolv Grup. Kompania ofron shërbime të naftës në tregun ndërkombëtar si dhe është një prodhues i madh dhe i pavarur anembanë botës.
Tashme, Bolv Group me rreth 27 vite eksperience të suksesshme, zotëron 6 kompani lider në treg, që mbulojnë stacionet e shitjes me pakicë në pikat e karburanteve, shitjen me shumicë, transportin, importin dhe eksportin e naftës bruto dhe produkteve të rafinuara, industrinë e naftës dhe gazit nga shërbimi deri tek hapja e puseve te reja të shpimit që arrijnë deri në 4000 m.











