Fondacioni Cukaj

Fondacioni Cukaj është një fondacion jofitimprurës që shpreson në një të ardhme më të mire duke rritur nivelin e arsimit dhe duke ndihmuar komunitet dhe njerëzit në nevojë. Si objektiv kryesor i tyre është ulja e varfërisë, ky fondacion ka dhuruar mijëra dollarë në përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve në nevojë në Republikën e Shqipërisë. Ky fondacion u jep familjeve në nevojë, duke përfshirë ata që janë në varfëri, si dhe familjet me anëtarë të plagosur ose të sëmurë që nuk kanë mundur të marrin ndihmë nga qeveria. Për më tepër, ne, në fondacionin Cukaj besojmë se një edukim i mirë është çelësi i duhur për të siguruar një të ardhme më të mirë. Duke pasur parasysh këtë, ne ndihmojmë fëmijët që kanë mungesë të mundësive për t'u arsimuar në mënyrë që ata kur te mbarojnw të mund të kujdesen për veten dhe familjen e tyre. Në këtë mënyrë ne ndihmojmë për një të ardhme më të mirë dhe rrjedhimisht në rritjen e standardit të jetesës.