BOLV

Bolv -Oil sh.a është themeluar në Janar të vitit 2003 nga themeluesi dhe CEO i Grupit Bolv, Z. Cukaj. Bolv-Oil sot përfaqëson një nga kompanitë kryesore të grupit dhe për shkak të popullaritetit të saj grupi ka trashëguar emrin e saj. Që nga krijimi i saj, kompania ka qenë shumë e suksesshme duke ofruar shërbime me cilësi të lartë, veçanërisht në transportin e naftës dhe benzinës. Bolv-Oil sh.a ka menaxhuar e vetme transportin e naftës dhe benzinës në vëllim të lartë, duke arritur në 3 milion ton në vit. Është e rëndësishme të përmendim se kompania zotëron mbi 100 kamionë me kapacitet të ndryshëm prej 2 m3 në 40 m3, që mundësojnë transport në sasi të mëdha të naftës së papërpunuar si dhe të produkteve të rafinuara dhe ne po punojmë për rritjen e këtij numri në vitet e ardhshme.Ne jemi krenar të njoftojmë se kompania jonë është aktualisht partneri kryesor në transportin kombëtar dhe ndërkombëtar, i kompanive që operojnë në fushën e nxjerrjes dhe rafinimit të naftës në Shqipëri.