Albdrilling
ALBDRILLING sh.a, është themeluar në Nëntor të vitit 2014 dhe që atëherë është angazhuar kryesisht në shpimin e puseve horizontale në rezervatet e karbonatit. Ne konsiderojmë të jemi lider në fushën tonë pasi së bashku me teknologjinë tonë inovative, kemi trashëguar përvojën e dy kompanive të njohura të shpimit që operojnë në Shqipëri, si HIDROTEK-KO Sh.pk dhe ALBPETROL. Ne punojmë shumë për tu ofruar kompanive kombëtare dhe ndërkombëtare të naftës dhe gazit shërbime të cilësisë së lartë në një mjedis të sigurt me teknikat tona më të mira dhe me kosto efektive. Ne jemi krenar që kemi në stafin tonë gjeologët, gjeofizikët, fizikantët, inxhinierët dhe kimistët më të mirë në industrinë e naftës dhe gazit, të cilët me njohuritë dhe përvojën e tyre japin rezultate të shkëlqyera.
